Shumë njerëz ëndërrojnë të flenë nën qiell dhe të admirojnë rërën, që në perëndim ngjyroset me të kuqërremtë. Por shkretëtira nuk është një vend i dëshiruar për të gjithë, mbi të gjitha për ata të cilët nuk pëlqejnë ushqimin e gatuar mbi një furnelë ose të flenë në një dyshek portativ. Agjencia Hud Hud Travels ka revolucionarizuar mënyrën e udhëtimit, në shkretëtirën e Wahiba, në Oman. Tendat, edhe pse s’mund ti quash të tilla, kanë një elegancë dhe mobilim shumë komod, me dyshekë shumë të rehatshëm, çarçafë prej lini, qirinj dhe llamba vaji. Gjithçka është e organizuar në detajet maksimale duke respektuar ambientin dhe duke u ofruar udhëtarëve mundësinë e vetme për të hyrë në kontakt me traditat lokale. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb