Lionel Messi ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Argjentinës në këtë Kupë Botë. Ai i ka dhënë një dorë të madhe skuadrës për te arritur deri në finale dhe menjëherë pas triumfit 3-0 ndaj Kroacisë, “Pleshti” është shprehur mjaft i emocionuar.

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim.

Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.

Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: