Miliona tifozë në të gjithë botën festuan për suksesin e Messi-t me shokë, me mijëra u derdhën lumë në rrugët e Argjentinës, në sheshe, në çdo cep, për të festuar suksesin përballë Kroacisë që i dhuroi një biletë për në finalen e madhe.
Argjentina i përulet Leo Messit, të gjithë luten që “pleshti” ta çoj deri në fund këtë kryevepër, për të bërë atë që bëri Maradona, për tu kthyer në një i pavdekshëm për popullin argjentinas.
Leo Messi shpreson që historia, fundi, të jetë ndryshe nga ajo e 2014, shpreson që në ndeshjen e tij të fundit në Botëror, në finalen e tij të dytë në karrierë të ngrejë lart trofeun e vetëm që i mungon, Kupën e Botës:

“Ky është Botërori im i fundit. Është fantastike të shkoj në finale për herë të dytë, por këtë herë shpresoj që fundi të jetë ndryshe. E gjitha kjo që po përjetojmë është fantastike, është një çmenduri. Ky grup është i jashtëzakonshëm, kemi bërë me të vërtetë një turne të shkëlqyer, pavarësisht se e nisëm me një humbje të rëndë. Do të bëjmë gjithçka është e mundur, do të japim më të mirën tonë në finale, por tani të shijojmë këtë moment”, u shpreh Messi i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes.
(BalkanWeb)
