Kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Enio Jaço në konferencën e “Forcat e Punës dhe sfidat e të ardhmes”, tha se për anëtarët e dhomës Amerikane ka ende sfida të mëdha.

“Indeksi i biznesit ka pësuar një përmirësim në totalin e saj. Sfida e gjetjes së forcës punëtorë të kualifikuar nuk është lokale për Shqipërinë, por në vendin tonë këto sfida janë më të intensifikuara. Pasi emigrimi është një sfidë ekonomike dhe ka impakt negative tek bizneset që kanë të pamundur të gjejnë fuqinë e kualifikuar punëtore. Gjithashtu ka të bëjë edhe çështja e sigurisë, ku kemi parë që edhe vende në BE kanë pasur probleme me migrimin. Por theksi i konferencës sot nuk është vetëm të flasim për problemet që kemi, por me rëndësi është të flasim se si e shohim perspektiven dhe zgjidhjen në lidhje me shqetësimet. Me rëndësi është të ndërtojmë motivimin për njerëzit për të ndërtuar një mundësi ekonomike në Shqipëri”, tha ai.

Pjesë nga deklarata

Sfida e gjetjes së forcës punëtore të kualifikuar nuk është vetëm në Shqipëri. Por në Shqipëri një nga problemet që të gjithë po ndeshim është migrimi, intensifikim gjatë 2021. Migrimi perceptohet si një cështje sociale dhe është çështje sociale, por është një sfidë e jashtëzakonshme ekonomike që ka impakt negativ. Një brand drain i vërtetë po ndodh në Shqipëri, me statistikat që ne kemi. Është dhe çështje sigurie, kemi dëgjuar probleme të mëdha, Anglia, Franca e Holanda kanë pasur probleme me migrimin, që mund të afektojnë dhe procesin e integrimit. Theksi i konferencës është jo vetëm të flasim për problemet që ne shikojmë, por me rëndësi të evidentojmë kush janë problemet, si e shohim perspektivën e kush janë zgjidhjet që mund të ofrojmë. Të ndërtojmë bashkë një motivim të vërtetë për njerëzit për të ndërtuar mundësi e perspektivë ekonomike në Shqipëri. Kollaj të themi që është detyrë e forcave politike por është detyrë e gjithëve e sektorit privat, e administratës e biznesit për të punuar bashkë për të ndërtuar alternativa më të vlefshme për forcën e punonjësve. Trendet që kanë nisur në 2021-2022 do vijojnë edhe më tej. Periudha post pandemisë i ka përshpejtuar këto trende, punonjësit e kualifikuar në gjithë botën, një trend ky i intensifikuar në Shqipëri, një pjesë e tyre punojnë në Shqipëri për kompani ndërkombëtare, por ka impakt të drejtpërdrejtë tek kompanitë shqiptare. E kotë të mbyllim sytë para këtij trendi, por të gjejmë zgjidhje për ti përballuar këto trende. Shqipëria ofron në këto momente potencial të jashtëzakonshëm në lidhje me hapjen e negociatave me BE. Ta nxjerrim në pah e ta kthejmë në potencial. Me rëndësi të realizohet reforma, agjenda e investimeve, në shumë pika biem dakord me ministrinë, por ka ardhur koha që elemente të kësaj reforme ti bëjmë realitet. Sektorët e mëdha, që kanë pasur sukses, fasonë call center, IT, për ti ndihmuar këto sektorë të mësojnë një pjesë të madhe të punonjësve për ti dhënë model më të avancuar që të jenë në gjendje të rrisin biznesin e ti japin një update forcës punonjëse. Ideale që këto politika të kombinohen me politika shtetërore, lufta kundër pastrimit të parave …janë faktorët kryesore për ta bërë tregun e punës atraktive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: