Ndërsa debati vazhdon në parlamentin britanik, deputeti konservator, Roger Gale ka falënderuar spitalet e East Kentit që trajtojnë të mbijetuarit.

Ai thotë se disa nga të mbijetuarit nga tragjedia në Kanalin Anglez janë “ende duke luftuar për jetën e tyre” dhe shtoi se mes tyre ka gra dhe fëmijë. Roger i përshkruan kalimet e Kanalit si “vdekje lundruese” dhe pyet se sa njerëz janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandë njerëzish.

Në përgjigje, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman thotë se 55 grupe të krimit të organizuar janë arrestuar deri më tani këtë vit. “Puna që po bëhet për kapjen e bandave është “e gjerë, koherente dhe do të rritet”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: