Kryesia e Partisë Demokratike po zhvillon sot një takim në selinë blu.

Në fjalën e tij, kryetari i PD Sali Berisha, ka vlerësuar procesin e Primareve, duke i quajtur proces transparent dhe të suksesshëm.

“Mbledhja është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, në rrafshin elektoral dhe politik. Përfunduan me sukses Primaret, proces që zhvillohej për herë të parë në këtë proporcion , transparencë e pjesëmarrje.

PD në përputhje me përcaktimet e Statutit të rithemelimit të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionin e këtij premtimi, se të zgjedhurit, pushtetarët vendor dhe deputetët do të zgjidheshin me votën e anëtarësisë dhe simpatizantëve.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, veprimtarë të shquar të vendosur të PD, por në garë morën pjesë edhe nga shoqëria civile, përfaqësues ekselentë të Shqiptarëve në emigracion. Në garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan rreth 55 mijë anëtarë e simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti nuk janë hedhur kaq vota. Votimi kalo me të paktën 15 përqind të gjitha votimet e tjera. Rast për të falënderuar të gjithë kandidatët që kandiduan, rast për të shprehur mirënjohje të gjithë atyre që morën pjesë. Ju siguroj se Komisioni i Menaxhimit të Zgjedhjeve do studiojë procesin me qëllim përmirësimin e tij të mëtejshëm.

Procesi ka patur në tërësi konkurrencë të ndershme në një rast komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura, por është vetëm një rast dhe nuk mund të cënojë qytetarinë e procesit dhe standardet me të cilat u zhvillua.

Ka pasur diferenca në vota por ka pasur raste që kanë qenë të ngushta deri në një votë.

Në takimet e mia me ta, kishin të njëjtin qëndrim e mendim, gjë që përbën dëshmi të një shkalle përgjegjësie të vërtetë politike e maturiteti. Kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.

PD ngjason me një ishull ku drita e votës përcakton e ndriçon , jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo në partinë e drogës krimit e mafias me në krye Edi Ramën”,tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: