Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në një lojë hokej mbi akull që ai tradicionalisht e pret çdo Vit të Ri në Sheshin e Kuq të Moskës.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, konfirmoi sot se Putin nuk do të marrë pjesë këtë vit por nuk dha një arsye për mungesën ashtu si edhe për konferencën e përvitshme.

Loja është pjesë e një lige amatore që Putini themeloi në vitin 2011 dhe ndonjëherë merr pjesë edhe vetë, ndërsa në vitin 2020, atij iu bashkua diktatori i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Ky njoftim vjen pasi Putini anuloi gjithashtu një konferencë të përvitshme për shtyp të fundvitit, gjithashtu pa dhënë arsye, megjithëse ka spekulime se ai nuk dëshiron të përballet me pyetje në lidhje me luftën në Ukrainë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: