Theo Hernandez ishte autori i golit të parë të Francës ndaj Marokut, në gjysmëfinalen e Botërorit. Në intervistën pas ndeshjes (2-0 vs Marok), mbrojtësi ka thënë se të luash 2 finale radhazi është fantastike. Ai ka edhe një dedikim për golin e shënuar.
“Është e mrekullueshme. Të luash dy finale radhazi është fantastike. Ne bëmë një punë të mirë, ishte ndeshje e vështirë. Finalja kundër Argjentinës, ne e dimë që do të jetë një ndeshje e madhe. Do të punojmë fort për të fituar. Golin ia dedikoj vëllait tim, shpresoj të jetë me ne të dielën. E mrekullueshme, do ta shijoj me familjen time, lojtarët dhe trajnerin”- tha ai.
(BalkanWeb)
