Për herë të dytë radhazi, për herë 4-ët në 7-të turnet e fundit të Botërorit, Franca siguron një biletë për në finale. Dider Deschamps vë në jetë një tjetër mrekulli, “gjenerali i vogël” bën sërish të madhin ku pavarësisht mungesave të shumta dërgoi “gjelat” në majë.

Kundër Marokut, “hirushes” së këtij Botërori, Franca vuajti jo pak, goditën vetëm dy herë kuadratin në 90-të minuta, por ishin perfekt në këtë aspekt, duke dërguar dy herë topin në rrjetë.

Teo
Teo

Pesë minuta lojë i mjaftuan kampionëve në fuqi për të kaluar në avantazh, Theo Hernandez përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me një veprim të bukur akrobatik kaloi Francën në avantazh. Kurrë më parë, Franca nuk kishte humbur një sfidë në Botëror pasi kishin kaluar të parët në avantazh, kështu ndodhi edhe këtë herë, por meritë për këtë ka edhe portieri Hugo Lloris i cili ndali ofensivën marokene në më shumë se një herë gjatë pjesës së parë.

Kolo Muani
Kolo Muani

Nuk munguan edhe disa detaje, si shtylla e Giroud apo veprimi spektakolar i El Yamiq që u ndal në shtyllën pingule. Deschamps i lejoj terren Marokut me shpresën për t’i kapur në kundërsulm, por lëvizja fituese erdhi në minutën e 79-të, ku Kolo Muani i sapo hedhur në fushë, pas vetëm 44 sekondash, realizoi golin e dytë për Francën duke hipotekuar këtë kualifikim për në finalen e 18 dhjetorit ku do të përballen me Argjentinën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb