Franca është në delir për këtë sukses të ekipit përfaqësues: “Fluturimi final”, shkruan L’Equipe në faqen e parë, titull i shoqëruar me foton e Theo Herandez gjatë golit të parë.
Mediat e tjera evropiane festojnë për këtë finale pasi kjo përballje ka një sfidë brenda sfidës, Messi vs Mbappe:
“Një lojë mbretërish”, ishte titull i përzgjedhur nga La Gazzetta dllo Sport. “Fenomenale”, ishte titull i përzgjedhur nga Corriere dello Sport shoqëruar me foton e Messit dhe Mbappe.
Një titull shumë pikat kishte përzgjedhur e përditshmja spanjolle Marca: “Mbappe kërcënon ëndrrën e Messit”. Në të njëjtën lidhje ishte dhe AS: “Mbappe takohet me Messi-n”. “Superfinale”. “Fuqi Blu”, ishin titujt e Sport dhe Mundo Deportivo.
Edhe në Angli, dyshja Mbappe-Messi ka pushtuar faqet e para të mediave sportive: “Tani më jepni Messi-n”, shkruan Express në faqen e parë. “The M&M shoë!”, ishte titulli kryesor i përzgjedhur nga Daily Star.
(BalkanWeb)
