Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj të mbajtur në Kuvend ka folur për situatën problematike në veri të vendit.

Osmani u shpreh se Veriu i Kosovës është ende një sfidë, duke shtuar se situata tensionuese vjen për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia i ka ndaj Kosovës.

Osmani tha se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.

Më tej Osmani theksoi se Vuçiçi e di shumë mirë se ushtria serbe nuk mund të kthehet më në Kosovë.

“Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiçi e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe mori një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste të Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë, ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb