Pa kaluar 48 orë nga tërheqja e lumit Ishëm përmbytje të tokave bujqësore paraqiten për herë të tretë brenda një muaji në fshatin Murqinë të Krujës.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujërat e t’i dërgojë për në lumë, bën rol të kundërt duke futur ujin që mbledh dhe ujin e lumit nëpër ara, duke bërë kështu që rruga e lagjes fundore të këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me mjete të larta dhe për pasojë 10 familje të izolohen, por dhe që dhjetëra hektarë të përmbyten.

Niveli i ujit nëpër ara vijon të rritet dhe gjithçka varet nga prurjet nga Tirana e zonat përreth.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb