Një biznes në zonën e ish-Bllokut ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Ka qenë shtetasi me inicialet S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Vaso Pasha”, në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi akuzohet se dhunonte dhe kanoste ish-gruan e tij. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb