Një fuoristradë tip “Mercedes-Benz” ka marrë flakë në ecje në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Thumanës.
Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se Fuoristrada është djegur tërësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shkak i flakëve dyshohet të jetë një defekt elektrik i mjetit.