Argjentinë-Francë është finalja e Botërorit të Katarit që do zhvillohet me 18 dhjetor. Legjenda e brazilianëve, Cafu ka thënë se në këtë takim do bëjë tifozllëk për kombëtaren e Argjentinës.

“Unë do të mbështes Messin dhe automatikisht Argjentinën. Messi luajti një Botëror të madh. Argjentina humbi ndeshjen e parë dhe të gjithë filluan ta kritikojnë atë, pastaj, papritur ai mori drejtimin ekipit. Më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj, ata që bëjnë diferencën dhe ai është njëri prej tyre” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: