Kroacia nuk ia doli dot të fitojë luftën e madhe për të triumfuar në Botërorin e Katarit, gjithsesi, fitoi “betejën” për vendin e 3-të, duke dërguar kështu në shtëpi medaljen e bronztë. Sfida e luajtur në Khalifa International Stadium (Doha) ndaj Marokut përfundoi 2-1.

Ekipi i Daliç prishi ekuilibrat në minutën e shtatë. Një goditje dënimi përfundon me një skemë perfekte dhe Gvardiol dërgon në festë tifozërinë e vendit të tij.

Të besuarit e Regraguit gjen barazimin shumë shpejt, Dari tregohet i saktë me kokë. Kroacia e mbyll fraksionit në avantazh, një goditje maestrale e Orsic gjen të papërgatitur portierin Bono.

Në 45 minutat e dyta pati momente shumë të diskutueshme, me afrikanët kishin pretendimet e tyre për një penallti të mundshme pas një ndërhyrje në zonë, gjithsesi pas një rishikimi me VAR, arbitri nga Al Jassim A. nga Katari sinjalizoi vijimin e ndeshjes. Minutat shtesë nuk dhuruan gol, me Kroacinë e Luka Modriç që ngushëllohet me vendin e 3-të në Botëror.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: