Francë-Argjentinë është finalja e Botërorit të Katarit që do luhet të dielën në orën 16.00. Kombëtarja e “Gjelave’ po stërvitet intensivisht nën urdhërat e trajnerit Dider Deschamps, me skuadrën që kërkon suksesin e dytë radhazi.

Një grip kishte prekur ekipin pak ditë më parë, duke shqetësuar jo pak stafin. Gjithsesi, gjithçka duket se ka kaluar, pasi siç raportojnë mediat, grupi është stërvitur sot i plotë, duke përfshirë këtu edhe Kingsley Coman, Raphael Varane dhe Ibrahima Konaté që dje kishin shfaqur simptoma gripale.

Finalja e Kupës së Botës po pritet me interes të madh nga tifozët, këta të fundit të shumtë do të jenë që do ndjekin sfidën nga tribunat, por miliarda të tjerë do e shijojnë nëpërmjet televizionit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: