Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ishte i ftuari special i mbrëmjes së sotme, në emisionin “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.
Nëpërmjet një lidhje live në “Skype”, Tare, e ka nisur bisedën me një histori pikante, ku protagonsitë ishin ai dhe Alban Bushi, gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë.
Biondi vlonjate u kthye shumë pas në kohë, teksa tregoi si e kishte vënë në lojë Bushin, duke i dhënë aspirinë, për të rritur performancën në fushën e lojës. Një moment me të vërtet gazmor që ka shkaktuar të qeshura. Për më tepër shikoni videon:
