Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për shërbetin
1 gotë ujë
1 gotë sheqer
1 vanilje
Lëkurën e një limoni

Për kadaifin
250 gr kadaif
100 gr gjalpë i tretur

Për mbushjen
100 ml pana
400 ml qumësht
100 gr sheqer
3 të verdha veze
30 gr niseshte
50 gr gjalpë
200 gr çokollatë për ëmbëlsira

Përgatitja

Në një tenxhere shtojmë përbërësit për shërbetin, e vendosim të ziejë dhe e lëmë të ftohet.
Kadaifin e shkrifëtojmë me duar, dhe i shtojmë gjalpin e tretur. Vendosim nga një top në format e kekut dhe i hapim një brimë në mes që t’i vendosim mbushjen. E pjekim në 150 gradë për 1 orë dhe sapo i nxjerrim u shtojmë shërbetin e ftohtë. Pasi kanë thithur shërbetin i lëmë të kullojnë në një zgarë.
Ngrohim treçerekun e qumështit me panën bashkë dhe shtojmë çokollatën dhe gjalpin. Rrahim vezët me niseshten dhe çerekun e qumështit dhe ia shtojmë qumështit me çokollatë. I vendosim në zjarr dhe i gatuajmë sa të mpikset kremi për 10 minuta. Mbushim foletë dhe i spërkasim me arra nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: