36 vite pritje për të rikthyer sërish Kupën e Botës në Argjentinë. Leo Messi më në fund bëri realitet ëndrrën e një populli të cilët me mijëra në numër pritën idhujt e tyre me orë të tëra në aeroportin e Buenos Aires.

Me Kupën në bord, Messi dhe pjesa tjetër e përfaqësueses zbarkuan në aeroport në orën 02:00 të mëngjesit. Të parët që zbritën shkallet e avionit ishin Leo Messi dhe Scaloni, të ndjekur më pas nga pjesa tjetër e ekipit.

Kampionët e Botës përshkruan një tapet të kuq, më pas të gjithë hipën në autobus që i dërgoi në zyrat e Federatës. Skuadra kaloi poshtë një harku ku shkruhej: “Faleminderit kampionë”.

Afro 5 mijë ushtarë janë angazhuar për mbarëvajtjen e festimeve të cilat pritët të zgjasin gjatë. Më mijëra tifozë kanë zënë prej kohësh vendet e tyre për të përshëndetur heronjtë që i dhuruan Argjentinës titullin e tretë kampion bote.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb