Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e rëndë se si një tren mallrash goditi një kamion rimorkio teksa po kalonte shinat e trenit në Tennessee. Përplasja dhe daljet pasuese nga shinat ndodhën në periferinë Chattanooga të Collegedale në Hamilton County rreth orës 13:30 dhe momenti u regjistrua prej disa kalimtarëve të rastit.

Videoja e një dëshmitari tregon momentin kur treni “Norfolk Southern” futet në një barrierë të gjatë të autostradës prej betoni.

Rimorkioja dukej se po lëvizte shumë ngadalë në momentin e përplasjes, gjë që prodhoi një zhurmë të madhe dhe e ndau automjetin në dy pjesë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: