Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut. Ministria e Drejtësisë në Rusi kërkon të mbyllet aktiviteti i Grupit të Helsinkit në Moskë (MHG). Ky veprim vjen në mes të një fushate të Kremlinit për të mposhtur kritikat për luftën në Ukrainë.

Mocioni u shfaq në faqen e internetit të ministrisë së më 20 dhjetor. MHG u krijua në vitin 1976 nga disidentë të njohur të asaj kohe, në shtëpinë e fizikantit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov.

Anëtarët grupit u arrestuan ose u detyruan të lëshojnë vendin, pasi u themelua MHG. Kujtojmë se grupi ringjalli aktivitetin e tij në Rusi në fund të vitit 1980.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: