Derbi i kryeqytetit duket mjaft i zjarrtë. Tifozëritë e të dyja skuadrave, si të Partizanit dhe Tiranës po japin spektaklin e tyre në tribunat e “Air Albanias”, me fishekzjarrë dhe këngë.
Gjithsesi, kjo ka shkaktuar shumë probleme për lojtarët në fushë, pasi është tentuar hedhja e sendeve. Në këto kushte, policia është bërë “gardh” para lojtarit të 12-të, për të këshilluar dhe të ndaluar hedhjen e objekteve në fushë.
(BalkanWeb)
