Punonjësit e një dyqani bamirësie në qytetin Attendorn, në Gjermaninë Perëndimore, u befasuan kur gjetën disa kilogramë kokainë në kutitë e bananeve, sipas gazetës “Siegener Zeitung”.
Ushqimi u dërgua dhe u paketua në një supermarket në qytetin fqinj të Lennestadt.
Zyra përgjegjëse e prokurorit publik, në Siegen konfirmoi sot ngjarjen.
“Eshtë gjetur rreth 14 kilogramë kokainë, me vlerë mbi një milion euro drogë ose (1,06 milionë dollarë)”, tha prokurori Rainer Hoppman.
Ushqimi u dhurua nga një degë e një zinxhiri supermarketesh në rajonin e Sauerland.
“Policia ndoqi informacionet nga stafi i dyqanit të bamirësisë Attendorn”, tha ai.
“Hetimi është ende në fazën e parë”, tha Hoppman.
Autoritetet nuk janë të sigurt se nga kanë ardhur qeset me kokainë dhe si kanë hyrë në kutitë e bananeve.
“Në këtë ngjarje besohet se përfshihet një organizatë kriminale”, tha prokurori.