Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin ne qytetin tonë! Një pakice e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb