Vera e ardhshme pritet të jetë e nxehtë në Madrid. Mes shumë çështjesh që do marrin drejtim, duhet të vendoset edhe për të ardhmën e dy lojtarëve.
Bëhet fjalë për Dani Ceballos dhe Marco Asensio, që të dy fubollistëve u skadon kontrata në qershor 2023. Siç raporton Mundo Deportivo, dy lojtarët nuk kanë ende ndonjë marrëveshje për rinovimin.
Si Ceballos dhe Asensio nuk janë të domosdoshëm për skemat e trajnerit Ancelotti, ndaj nuk përjashtohet një ndërprerje e mundshme bashkëpunimi mes palëve.
(BalkanWeb)
