Robert Lewandowski ishte shumë pranë “Topit të Artë” një vit më parë, por në fund trofeu më i rëndësishëm individual i shkoi për herë të 7-të Leo Messit. Me triumfin në Botëror, “pleshti” është një hap përpara të gjithë lojtarëve, pa diskutim favoriti kryesor, në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim “bomberi” polak:

“Leo është shumë pranë këtij suksesi, Botërori zhvillohet një herë në 4 vite, është përcaktues se kush do të fitojë “Topin e Artë”, u shpreh Lewandowski duke u ndalur më pak te objektivat e tij, duke u kthyer pak pas në kohë, në atë eliminim të rëndë në Champions që në fazën e grupeve:

“Nuk dua që të ndodh më, kishim shumë dëmtime, por kundër Bayern dhe Inter bëmë shumë gabime, çmimi që paguam ishte shumë i lartë. Jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”, theksoi Lewandowski i cili me përfaqësuesen polake synon kualifikimin për në “Euro2024”.
(BalkanWeb)
