Pele është në spital prej kohësh, teksa po lufton me kancerin në zorrën e trashë. Gjendja shëndetësore sa vjen e përkeqësohet dhe sipas asaj që thuhet, kanceri ka filluar të përhapet gjerësisht.

82-vjeçari është shtruar që në datën 29 nëntor dhe aktualisht është në terapi intensive ku mezi arrin të flasë me shumë vështirësi.

Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje, shpresa vdes e fundit dhe fëmijët e tij, më shumë se asnjëherë, duhet të besojnë te kjo shprehje. Pranë legjendës së futbollit janë edhe familjarët, në këto ditë mjaft të vështira.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: