Hetimet lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranaja 44-vjeç në mes të Athinës, janë ende në vijim.

Dy shqiptarët ishin emra të njëjta ishin të njohur për policinë greke.

Ndërkohë mediat greke kanë hedhur dyshime të forta se vrasja e dyfishte ka lidhje me ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë.

Këto ngjarje po hetohen nga autoritetet greke.  Vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë tronditi jo pak vendin. 49-vjeçari u vra në një lokal në rrugën “Fadil Bidinaku” në Tiranë, ndërsa u qëllua me 9 plumba dhe humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Ndërkohë sipas informacioneve 41-vjeçari i vrarë në Greqi ishte arrestuar  në Korinth në vitin 2016 pas zbulimit të një plantacioni të madh hashashi, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe biznesmeni që u vra në Tiranë.

Sipas informacioneve 41-vjeçari siç njihej edhe ndryshe “Nikos” dhe Papa ishin dy figurat kryesore të përfshirë në tregtinë e hashashit, por biznesmeni kishte arritur të arratisje nga Greqia në vendlindje.

Këto vrasje mafioze tashmë po hetohen pasi nga detajet këto dy raste janë të lidhura.

 “Sekretet” e burgjeve

“Nikos”, siç njihej 41-vjeçari në Nea Smyrni, ishte liruar me kusht nga burgjet greke në vitin 2020. Dosja e tij penale ishte voluminoze.

Ai është akuzuar si anëtar në organizatë kriminale, trafik imigrantësh të paligjshëm, trafik dhe mbajtje droge, armëmbajtje, zhvatje, tentativë vrasje, falsifikim, grabitje dhe vjedhje.

Ai hyn e dilte nga burgjet që nga viti 2008 pa u ndëshkuar, pasi me daljen e tij ra sërish në paligjshmëri.

Në fakt,  thuhej se sa herë që vuante një dënim në burgjet e vendit , hapte punë dhe gjente bashkëpunëtorë të rinj që, kur të dilte, të ishte gati për hapin e radhës në botën e krimit.

Brenda burgjeve, e veçanërisht në Korydallos , duket se ka krijuar miqësi të ngushta, por edhe hasmëri të forta, kryesisht me bashkatdhetarët.

Për këtë arsye policët me përvojë të Departamentit të Vrasjeve janë në kërkim të informacionit nga brenda burgjeve , pasi kanë të dhëna të vlefshme se kontrata e vdekjes për “Ujkun” është nënshkruar në një IEVP në vend.

Në fund të fundit, mafia shqiptare i ka rrënjët thellë në burgjet greke , pasi ka pasur edhe vrasje të porositura nga mafiozët që ose janë duke vuajtur dënimin, ose janë të lirë dhe në kërkim.

Sa i përket hetimeve në terren, policia përmes videove që ka regjistruar vrasjen e dyfishtë në kafenenë e mbushur me njerëz, po përpiqet të konstatojë nëse i armatosuri profesionist ka pasur një bashkëpunëtor që luante rolin e kamerierit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb