Në shtëpinë e Milanit vijojnë punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, rinovime dhe afrime. Dyshja Maldini-Massara kërkojnë që në fillimin e 2023 të mbyllin përfundimisht rinovimin e kontratës me tre lojtarë, Leao, Bennacer dhe Giroud.

Sigurisht prioritet mbetet ylli portugez, njëkohësisht edhe çështja më e ndërlikuar, ndërsa në lidhje me mesfushorin dhe sulmuesin gjithçka po shkon drejtë një rinovimi të shpejtë.

Lea Giroud
Lea Giroud

Risia është sulmuesi francez i cili pritet të firmos një kontratë deri në fund të 2024, ku parashikohet edhe një rritje e pagës në shenjë falënderimi.

Në lidhje me merkaton në hyrje, Liverpool i dogji opsionin Gakpo, ndërsa pas Botërorit është ndërlikuar ndjeshëm edhe pista Ziyech. Marokeni zhvilloi një turne fantastik duke bërë që vlera e kartonit të rritet ndjeshëm.

Marco Asensio 1
Marco Asensio 1

I vështirë duket edhe opsioni Asensio duke bërë që tani Maldini dhe Massara të përqendrohen te pista Niccolo Zaniolo. Anësori i Romës pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, për më tepër ka një kontratë që i skadon në 2024.

Zanioloooo
Zanioloooo

Sigurisht ky është një opsion jo i lehtë për tu finalizuar në janar, por në fund të këtij sezoni, kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e Zaniolo-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb