Pauza që solli Botërori pati efekt pozitiv te Chelsea me blutë që e rinisin Premier League me një fitore të pastër 2-0 përballë Bournemouth. Ekipi i Graham Potter zgjidhi gjithçka shumë thjeshtë me dy gola të shpejtë brenda 24 minutash.

Kai Havertz realizoi golin e parë në minutën e 16-të, i shërbyer nga Sterling ndërsa Mount me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonë hipotekojë këtë sukses të bluve.

Me këtë trepikësh, londinezët i afrohen zonës Champions, aktualisht ndodhen ne vendin e 8-të në kuotën e 24 pikëve, 6 më pak se Tottenham i vendit të katërt, por “gjelat” kanë një ndeshje më shumë. Lajmi i vetëm negativ ishte dëmtimi i Reece James në minutën e 50-të. Anësori anglez sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i pësuar përpara Botërorit:

“Duhet të presim për të kuptuar më qartë shkallën e dëmtimit, por ishte një ndjesi e keqe ta humbisje kaq shpejt”, u shpreh Potter pas ndeshjes. Dëmtimi i James ka bërë që Chelsea të mbaj të hapur pistën Dumfreis, me holandezin që shihet si zëvendësuesi ideal i James.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb