Juventusi i ri nis nga dyshja Allegri-Cherubini. Në pritje për tu plotësuar pjesa tjetër e kupolës drejtuese, “Zonja e Vjetër” mbështet në fushë tek këto dy personazhe, por me disa ndryshime të vogla.
Allegri do të ketë një rol të ri te bardhezinjtë, një rol alla Sir Alex Ferguson në kohën kur drejtonte Man.United, do të jetë ai që do të përzgjedh lojtarët, të projektoj merkaton.

Dilema e parë e Allegrit ka të bëjë me Rabiot, mesfushori francez kërkon të largohet nga Torino ndërsa Max do të përpiqet t’i marr një “Po”, të mos largohet të paktën që në merkaton e janarit. I njëjti diskutim edhe për McKennie, por nëse për amerikanin vjen ndonjë ofertë në janar mund të largohet.

Emri i parë në hyrje që po lakohet këtë periudhë është ai i Alexis Mac Allister, një nga zbulimet e këtij Botërori. Argjentinasi zhvilloi një super turne, ndërsa ekipi i tij, Brighton po fërkon duart në pritje të ofertës më të mirë ekonomike. Në “provim” këtë periudhë është një tjetër kampion bote, Leandro Paredes, mesfushori nuk po bind në Torino, nëse nuk ngjitet në lartësinë e pritshmërive mund të largohet në fund të këtij sezoni.
(BalkanWeb)
