Skuadra e Brooklyn Nets nuk ndalet në NBA, duke marrë fitoren e 10-të radhazi pas triumfit 108-107 ndaj Atlanta HaWks, duke regjistruar serinë më të gjatë këtë sezon në NBA.
Një ndeshje e ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, vendosur në fund, ku u dallua Irving me 28 pikë e Durant me 26 pikë e 16 rebound. Ky sukses ngjit Nets në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, duke parakaluar Milwaukee Bucks, ndërsa kryeson renditjen Boston Celtics.
Në Perëndim kreun e renditjes e mori New Orleans, që mundi në sekondat e fundit 119-118 Minnesotan, sfidë ku Williamson ishte protagonist, autor i 43 pikëve. Pelicans përfituan edhe nga humbja e Denver Nuggets kundër Sacramento. Edhe Kings fituan në fund me një pikë diferencë. Nikola Jokic realizoi 40 pikë për Denver, por që nuk mjaftuan.
Tjetër zhgënjim për Los Angeles Lakers, që u mundën 112-98 nga Miami Heat, me Butler protagonist, autor i 27 pikëve, mbështetur edhe nga Adebayo me 23 pikë e 14 rebound. LeBron James bëri detyrën e tij duke shënuar 27 pikë për Lakers, por në fund mbetën për statistikë.
(BalkanWeb)
