Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Lushnje, ku  një qytetare ka humbur jetën në zyrat e bashkisë, ku shkoi të ankohej për shkak se i kishin ndërprerë kempin.

Në një postim në Facebook, Blushi tha se vetëm pak orë pasi qytetarja ka ndërruar jetë, kryebashkiakja Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me të rinjtë e FRESSH-it.

Postimi i plotë:

KRYEBASHKIAKJA E LUSHNJES FESTOI PAS VDEKJES SË QYTETARES NË ZYRË!

Pak orë pasi qytetarja Sh.C ndërroi jetë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmën e mohuar ekonomike, kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it.

Kjo është fytyra e pashpirt e “rilindasve”: Festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes, mjerimit, mosdëgjimit dhe braktisjes së qytetarëve!

Fotot e publikuara nga Taulant Balla pak orë pas tragjedisë në zyrën e Bashkisë së Lushnjes.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: