Tani është një dukuri e zakonshme që Britney Spears të çaktivizojë dhe riaktivizojë llogaritë e saj në mediat sociale, duke bërë konfuze disi audiencën e saj.

Ylli i popit është sjellë në mënyrë shumë të çuditshme në internet, veçanërisht pas përfundimit të kujdestarisë së saj të detyrueshme 13-vjeçare. Fansat e saj po shqetësohen gjithnjë e më shumë për të, jo vetëm se po largohet nga Instagrami dhe po rikthehet vazhdimisht, por edhe për shkak të postimeve të saj, të cilat po bëhen gjithnjë e më provokuese.

41-vjeçarja këtë herë ka hapur sërish llogarinë personale dhe ka dashur të bëjë një njoftim për miqtë e saj online. Megjithatë, mënyra se si ajo zgjodhi për ta bërë këtë krijoi edhe një herë reagime.

Në veçanti, këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën shfaqet e zhveshur në dush, ndërsa me duar fsheh gjoksin. Me këngën “Doing It” të LL Cool J në sfond, këngëtarja njoftoi publikun se kishte ndryshuar emrin. Në fakt, ajo zbuloi se “Brooklyn” është emri i saj i ri.

Në postimin e saj ajo shkroi:”Kam ndryshuar emrin tim në Brooklyn “, por nuk e shtjelloi më tej vendimin e saj dhe çfarë mund të thotë ai.

Edhe kur shumë nga fansat e saj e pyetën se çfarë do të thotë kjo dhe nëse do të pushojë së prezantuari si “Britney Spears” siç e njohin të gjithë, ajo në vend që të përgjigjej, bllokoi komentet nën postimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb