C.Ronaldo u largua nga futbolli i madh, por këtë e bën duke vendosur një rekord të ri: CR7 bëhet lojtari më i paguar në botë me kontratën e re që firmosi për Al-Nassr.

Ylli portugez do të përfitojë 75 milionë euro në sezon, por në total shkon në 200 milionë euro ku përfshihen bonuse të ndryshme, të drejta të imazhit etj.

Flqtq3kwyaekgeb
Flqtq3kwyaekgeb

Ronaldo kalon në këtë klasifikim sheikësh Kylian Mbappe me 128 milionë dollarë në sezon dhe rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi me 120 milionë. Jo vetëm kaq, flitet se Ronaldo do të përfitojë edhe 467 milionë euro të tjera për 5 vite si ambasador i Arabisë Saudite.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: