Në ditën e parë të vitit 2023 qytetarët në Tiranë kanë tejmbushur sheshin Skënderbej duke përfituar edhe nga moti i mirë dhe me diell për të kaluar ditën e parë të vitit me njëri-tjetrin.

Sipas gazetarit Osman Stafa mbrëmjen e djeshme janë regjistruar 13 incidente me fishekzjarrë në vend, ku 12 kanë qenë në Tiranë dhe një në Pogradec, por fatmirësisht pa dëmtime serioze.

Sakaq, bëhet me dije se në orët e para vtë vitit 2023 nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale apo aksident rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb