E ftuar në News24 ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Valbona Halili e cila gjatë emisionit tregoi për herë të parë raportin e veçantën me djalin e saj Dean.

“E nisëm mirë, ka qenë një vit i mbarë pas humbjeve që patëm gjatë pandemisë, tani jemi rikthyer normalitetit. Në aspektin shpirtëror ishte shumë i mirë i paqtë por dhe në atë profesional. Në familje më mbush shumë djali im Dean. Ai është në klasë të dytë, e tërheq muzika por unë jam skeptike dua të angazhohet me sport. I këndon këngët e mia, i pëlqen dhe të më bëjë kritika kur dëgjon video të miat në rrjete sociale” – tregoi këngëtarja.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: