Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po planifikon të zhvillojë telefonata të veçanta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Këtë e ka bërë të ditur Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe këshilltar i Presidentit të Turqisë, në NTV.

“Presidenti Erdogan do të ketë bisedime me liderin rus Putin dhe udhëheqësin ukrainas Zelensky sot”, tha Kalin.

Më 11 dhjetor, Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan diskutuan për zgjerimin e mundshëm të korridorit të grurit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb