Chelsea ka fiksuar Enzo Fernandez si objektiv të merkatos, por nuk është e gatshme të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh të mesfushorit që shkëlqeu në Botëror, ndaj ka kërkuar që për shifrat e transferimit të ketë negociata.
Kjo qasje e Bluve të Londrës nuk i ka pëlqyer Benficës, e sidomos trajnerit të kësaj skuadre, Roger Schmidt.
“Ne nuk duam ta shesim Enzo Fernandez. Në fakt, është një klub që e kërkon lojtarin, janë të tunduar nga ai por e dinë shumë mirë se mënyra e vetme për të transferuar Fernandez është të paguhet klauzola prej 120 milionë euro. Por, ai klubi që e kërkon po tregohet pa respekt dhe po e çmend lojtarin. Në fillimin u duk sikur do të paguanin klauzolën, ndërsa tashmë kërkojnë të negociojnë” – Tha Schmidt.
(BalkanWeb)
