Trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp ngacmohet shpeshherë nga mediat për të ardhmen e tij, teksa së fundmi është pyetur nëse do ulet apo jo në pankinën e Kombëtares së Panzerave.

“Unë trajner i Gjermanisë? Ka mundësi që në një moment të bëhem trajner i kombëtares gjermane. Por që kjo të ndodhë duhet që gjithçka të funksionojë, dhe tani nuk po shkojnë gjërat mirë. Nëse largohem nga Liverpooli, nuk do të bëj asgjë për një vit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: