Moska aktualisht po respekton një armëpushim 36-orësh për shkak të festimeve të Krishtlindjeve Ortodokse sot dhe nesër.

Edhe pse Ukraina e hodhi poshtë idenë dhe tha se ishte thjesht një dredhi nga Rusia, Moska e ka akuzuar atë për shkeljen e armëpushimit duke vazhduar me bombardimet.

“Përkundër faktit se sot, 6 janar, nga ora 12:00 me orën e Moskës, trupat ruse po respektonin regjimin e armëpushimit, regjimi i Kievit vazhdoi të bombardonte vendbanimet dhe pozicionet e trupave ruse”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse në një deklaratë.

“Në drejtimin Krasno-Limansky, Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen katër sulme me mortaja mbi pozicionet ruse. Në zonën e vendbanimit Belogorovka, Republika Popullore e Lugansk, tre sulme artilerie,” shtoi ajo.

Ukraina beson se armëpushimi i përkohshëm po përdoret si një mundësi që forcat ruse të pushojnë dhe të rigrupohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb