Mislav Orsic është një lojtar i ri i Southampton. Protagonist me Kroacinë në Kupën e Botës, ish lojtari i Spezia largohet pas 4 vitesh e gjysmë nga Dinamo e Zagrebit dhe arrin në Premier Leagueme me formulë transferimi të përhershme, deri në vitin 2025.

“Ndihem shumë i lumtur që jam këtu. Jam gati dhe jam i motivuar, shpresoj të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave” – U shpreh ai. Sulmuesi do të mund të debutojë që në ndeshjen e ardhshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: