Manchester City ia doli të triumfojë 1-0 ndaj Chelseat mbrëmë, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka marrë gjithë meritat pas ndeshjes, duke thënë se me zëvendësimet e kryera, e zgjidhi ndeshjen si gjeni.

“Si e zgjidha ndeshjen me zëvendësime? Unë jam një gjeni. Në konferencën e fundit për shtyp, një miku im gazetar më tha: “Pse bëtë një zëvendësim në minutën e 87-të kundër Evertonit?”. Kështu mbaja shënime, mendova për të në interval dhe bëra ndryshimet. Të gjithë trajnerët po kërkojnë mënyra për të përmirësuar ekipin. U thashë lojtarëve se kemi ende 63 pikë për të fituar, janë shumë. Por ne duhet të vazhdojmë të testojmë veten, është normale të jemi në këtë pozicion, me katër tituj të fituar në pesë vjet” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: