Ky është material i vitit 1997, kur kolumbiania, në atë kohë me flokë të zinj ka kërcyer gjithashtu në një shfaqje braziliane. Shakira ka qenë në industrinë e argëtimit për më shumë se dy dekada.

Pamja e saj e jashtme nuk është ndikuar nga koha, megjithatë fansat e saj vështirë se mund ta imagjinonin me flokë të gjata të zeza duke kërcyer një lloj kërcimi që të kujton bally dancing.

Llogaria Twitter Historic Vids poston pamje të rralla me disa nga njerëzit më të famshëm në botë.

Në një postim të fundit ai ka nxjerrë në dritë një video të Shakirës, ​​rreth 25 vite më parë, kur ajo ishte 20 vjeçe. Sipas profilit specifik, në klipin në fjalë e reja me flokë të zeza kërcen në një emision televiziv brazilian, ku nuk është askush tjetër veçse ylli kolumbian, në vitin 1997.

Drejtuesi i emisionit “ Domingo Legal” duket se i kërkon këngëtares që të kërcejë. Brenda pak sekondash, Shakira fillon të bëjë disa lëvizje kërcimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb