Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy ka nënshkruar sot një dekret për marrjen e sanksioneve ndaj disa qytetarëve rusë të cilët mbështetën luftën ndaj popullit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Presidencës e cila bëri me dije se pjesë e listës së të sanksionuarve janë 119 individë duke përfshirë këngëtarë, aktorë dhe personalitete televizive ruse.

Në Twitter, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i quajti personalitetet e sanksionuara “propagandistë të vdekjes” të cilët u shtuan në listë për “thirrje direkte ose indirekte për të vrarë apo vjedhur në Ukrainë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb