Argjentina ia doli të fitojë Botërorin e Katarit, duke u rikthyer te ky trofe pas shumë vitesh mungesë. Ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Carlitos Tevez i ka çuditur të gjithë me deklaratën e tij, teksa shprehet se nuk ka uruar ende Messin dhe se ka parë shumë pak ndeshje të këtij kompeticioni.

“Botërorin e kam ndjekur shumë pak. Kam ndjekur shpesh Francën, që kishte një ekip të mirë. Messit nuk i kam shkruar ende, pasi telefoni i tij ka shpërthyer nga mesazhet e shumta. Megjithatë më mjafton fakti që fëmijët e mi u bënë të lumtur nga golat e tij” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: