Kryeministri i Suedisë ka deklaruar së fundmi se ka besim se Turqia do të miratojë kërkesën e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO, por ka shtuar se Ankaraja ka kërkuar “gjëra të pamundura” për ta.

Suedia dhe Finlanda synojnë t’i bashkohen aleancës, por nevojitet miratimi i të gjithë anëtarëve, teksa Turqia ka ngritur kundërshtime për Suedinë.

Shqetësimet përqendrohen rreth përplasjeve të Turqisë me grupet kurde dhe sesi ajo e sheh diasporën e madhe kurde në Suedi.

“Turqia konfirmon të dyja se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, por ato gjithashtu thonë se duan gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’u japim atyre”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: