Mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit në Brasilia. Policia ka përdoruar gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e ekstremit të djathtë,. Protestat e dhunshme vijnë një javë pasi presidenti i majtë Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën.
Zona përreth Kongresit ishte rrethuar nga autoritetet, por protestuesit arritën të çajnë kordonët e sigurisë.
Sakaq policia përgatitet për të bastisur Parlamentin.
Shumë demonstrues arritën të ngjiten në majën e ndërtesës për të zënë çatinë e saj dhe tashmë kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit dhe ndërtesën e Planalto , selinë e qeverisë dhe gjithashtu ndërtesën e Gjykatës së Lartë .
PROTESTERS BREACH BARRIERS AROUND CONGRESS BUILDING IN BRASILIA.
— Direto da América (@DiretoDaAmerica) January 8, 2023
Disa mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, në një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkura, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
08.01.2023 – Brasília
Esplanada dos Ministérios #SELMA
Palácio do Planalto, Congresso e $TF tomados pic.twitter.com/Fgbgsz6iDw— Daniel Vitor (@DanVitorPH) January 8, 2023
Presidenti Lula ndodhet aktualisht në Sao Paulo. Partia e Punëtorëve e zotit Lula, një forcë e majtë politike, i kërkoi zyrës së prokurorit publik që të urdhërojë forcat e sigurisë publike të veprojnë në frenimin e demonstruesve.
Un policier de la garde montée tabassé par des partisans de #Bolsonaro ?#Brasil #Brésil pic.twitter.com/CcPGDrQ9Bs
— Antoine Llorca (@antoinellorca) January 8, 2023
(BalkanWeb)
