Tirana është në ujëra për të afruar lojtarë në këtë merkato janari. Edhe pse nuk ka ende një lëvizje zyrtare të bardhebluve, janë disa emra që qarkullojnë në ambientet e tyre për të qenë pjesë e kampionëve.

REGI LUSHKJA – Është shumë pranë kthimit në Kategorinë Superiore, një vit pas largimit drejt Moldavisë.

Mesfushori i talentuar kërkon që të luajë më rregullisht sesa te Sherif Tiraspoli dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytet.

Lushkja
Lushkja

Thuhet se Tirana kishte gjetur një akord me futbollistin dhe parimisht, ishte shumë pranë firmës me të. Skuadra e Tiranës është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për një goditje të rëndësishme në merkaton e janarit.

Në këtë garë ka ndërhyrë edhe Partizani. Ata kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, duke bërë që për momentin të mos arrihej firma e futbollistit kavajas me Tiranën dhe duke mbajtur peng transferimin e tij në radhët e bardhebluve.

BEKIM BALAJ – Është një tjetër emër që është përfolur te bardheblutë. Tirana kërkon bomber në sulm dhe shkodrani mund të jetë një zgjedhje e mirë.

Balaj
Balaj

Gjithsesi, për momentin nuk ka gjëra konkrete, pasi për sulmuesin shanset janë më të mëdha te Shkëndija, por asgjë nuk është vendosur për të ardhmen.

Balaj do t’u bënte shumë punë kampionëve të Shqipërisë.

KRISTAL ABAZAJ – Është një është mundësi reale ku Tirana mund të përqendrohet.

Kristal Abazaj
Kristal Abazaj

Ky i fundit vazhdon të jetë një dëshirë e Tiranës, ndërsa tani bardheblutë kanë një sulm me mungesa dhe në janar ata duan të afrojnë lojtarë me peshë, siç bënë me Taulant Seferin në 2021-shin.

Në fakt, Abazaj është dëshirë e kahershme e Halilit. Tirana e ka kërkuar në çdo merkato që ta afronte te Tirana.

Si presidenti dhe trajneri Shehi e duan lojtarin, që mes të tjerave është edhe tifoz i Tiranës dhe disa herë është parë në stadium. Lojtari deri dje aktivizohej në kampionatin turk me Istanbulsporin.

Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, një afrim i Abazajt do të thoshte që bardheblutë të ishin skuadra bombë në Shqipëri. Panorama Sport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb